Përfundon protesta e serbëve në veri, shprehet qëndrimi kundër hapjes së Urës së Ibrit
(Lajm i përditësuar)
Policia jep detaje për protestën në veri të Mitrovicës
Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e organizuar sot nga disa qytetarë serbë në pjesën veriore të Mitrovicës, ka përfunduar e qetë dhe protestuesit janë shpërndarë.
Në njoftim thuhet se “sot, rreth orës 11:00, në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë Veri ka filluar të mbahet protesta e paralajmëruar e disa qytetarëve të nacionalitetit serb, për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me situatën dhe deklarimet për hapjen e urës për qarkullim”.
“Sipas detyrës zyrtare, Policia e Kosovës është kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimin e sigurisë për protestuesit para, gjatë dhe deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Përfundon protesta e serbëve në veri, shprehet qëndrimi kundër hapjes së Urës së Ibrit
Qytetarët serbë në protestë kanë bërë thirrje që të mos hapet për qarkullim të veturave ura mbi lumin Ibër.
Fillimisht qytetarëve iu drejtua ish-kryetari i Gjykatës së Mitrovicës, Nikola Kabashiq.
Turma e serbëve të mbledhur në tubin u pajtuan që vendimet e Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilën Kabashiq e quajti administrim të detyrueshëm dhe për të cilën pati një sërë kritikash për disa vendime të marra, të anulohen në të njëjtën mënyrë në të ardhmen.
Protesta në veri, fillojnë të mblidhen serbët
Kanë filluar të mblidhen serbët lokal në Mitrovicën e Veriut, të cilët e kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Ekipi i RTV21 është në vendin e ngjarjes nga ku po raporton për çdo zhvillim.
Pjesë e protestës janë edhe zyrtarë të lartë të Listës Serbe, derisa edhe prezenca e policisë është madhe, krahas asaj të EULEX-it.
Pjesëtarë të EULEX-it e KFOR-it vendosen mbi objektet afër Urës së Ibrit
Pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it të mërkurën paradite janë vendosur mbi objektet afër Urës së Ibrit, raporton Radiotelevizioni i Kosovës (RTK).
Në anën veriore të urës nga ora 11:00 është paralajmëruar protestë “e qetë dhe demokratike” e serbëve.
Serbët protestojnë sot në veri
Serbët e Kosovës kanë paralajmëruar për sot protestë në veri, në sheshin “Car Lazar”, nga ora 11:00 deri në orën 12:00.
Kjo është konfirmuar për rtv21.tv nga Veton Elshani zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun.
Elshani ka thënë se protesta pritet të jetë e qetë. Siç ka thënë ai, arsyeja e protestës sipas organizatorëve është “gjendja e rëndë e serbëve në Kosovë”.
Ai po ashtu ka deklaruar se do të ketë policë të mjaftueshëm që gjithçka të jetë nën kontroll./21Media











