🇽🇰 Kosova
Përfundon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë
nga Venera Grabanica12 mars 2025
Sot rreth orës 15:00 ka përfunduar rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë.
Ato gjendeshin në 177 kuti të votimit dhe rinumërimi i tyre ka filluar sot në orën 12:00.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valmir Elezi.
Sipas tij ky proces është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), në përputhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Rinumërimi është realizuar nën mbikëqyrjen e stafit të KQZ-së dhe vëzhguesve të subjekteve politike.









