Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përfundon seanca për rastin e Ivanoviqit

nga Egzona Mehmeti22 nëntor 2021

Pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj të akuzuarve në lidhje me vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, avokati Faruk Korenica sot ka thënë se dëgjimi i dëshmitares së sotme ka qenë i panevojshëm, pasi sipas tij nuk dha asgjë konkrete për të akuzuarit.
Avokati i të akuzuarit, Nedelko Spasojeviq, para mediave ka deklaruar se një numër i madh i dëshmitarëve që janë ftuar nuk dinë asgjë për rastin.
“U dëgjua një dëshmitare e cila nuk është dëshmitare e rastit. Ajo kryesisht ka folur për raportet që ka pas me të ndjerin, asnjërin prej të akuzuarin nuk e ka përmend. Shtrohet pyetja për çka ka dëshmuar, dëshmitari duhet te jetë konkret dhe të dëshmojë për veprimet që prokurori i ngarkon të akuzuarit. Kjo nuk ndodhi, ka një numër të dëshmitarëve që nuk dinë për rastin, por njerëz po qëndrojnë në paraburgim”, ka thënë ai.
Ndërsa, avokatja e të akuzuarës Silvana Arsoviq, Jovana Filipoviq ka shtuar se pretendimet e prokurorisë nuk janë të bazuara.
Seanca ndaj të akuzuarve në lidhje me vrasjen e Ivanoviq, pritet të vazhdojë sërish nesër.
Oliver Ivanoviq ka vdekur në janar të vitit 2018.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →