Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përfundon takimi i Kurtit me Escobar e Lajçak

nga Kaltrina Berila24 gusht 2022

Para pak minutash ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak. Në takim ishte edhe komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Pas takimit para mediave, Escobar tha se është në Kosovë për të mbështetur dialogun dhe se kanë marrë garanci nga dy palët për shmangie të çfarëdo incidenti në veri.
Ndërsa, Lajçak tha se bisedimet për gjetjen e një zgjidhje për reciprocitetin dhe targat do të vazhdojnë me të dyja palët, megjithatë nuk dha detaje se çka biseduan konkretisht me kryeministrin Kurti.
Edhe Lajçak potencoi se nuk pret asgjë të keqe të ndodhë ditët në vijim
RTV21 raporton se edhe rreth orës 17:00 Escobar dhe Lajçak do të takohën me krerët e partive opozitare./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →