Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Përfundon takimi i Kurtit me Hajdarin

nga Venera Grabanica18 gusht 2023
Përfundon takimi i Kurtit me Hajdarin

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Pas takimit, Hajdari është larguar nga objekti i qeverisë dhe nuk është deklaruar për media.

Ky takim vjen pasi me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia sot ka realizuar bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar biznesmenin Ridvan Muharremi, drejtorin e Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara si dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →