🇽🇰 Kosova
Përfundon takimi konsultativ mes Deharit dhe partive politike
nga Venera Grabanica19 prill 2025
Ka përfunduar takimi konsultativ mes kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të partive politike.
Në takim morën pjesë: Mimoza Kusari Lila nga Alternativa, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sala Jashari dhe Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës, Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./21Media











