Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Përgjaket festa e vitit të ri në SHBA, makina hyn mes turmës, të paktën 10 viktima

nga Venera Grabanica1 janar 2025
Përgjaket festa e vitit të ri në SHBA, makina hyn mes turmës, të paktën 10 viktima

Të paktën dhjetë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën pasi një makinë goditi një turmë njerëzish në New Orleans të Shteteve e Bashkuara të Amerikës.

Policia bën me dije se incidenti, i cili ndodhi në lagjen franceze të qytetit pranë kryqëzimit të rrugës Bourbon dhe Rrugës Iberville në orën 3:15 të mëngjesit me orën lokale, duket se ka qenë një akt i qëllimshëm.

Sipas informacioneve fillestare, makina ka goditur njerëzit me shpejtësi të madhe, dhe më pas shoferi doli prej saj dhe nisi të qëllojë me armë.

Më pas policia iu përgjigj zjarrit, por autori ende nuk është arrestuar.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →