Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Përgjaket mëngjesi i 1 janarit, 34 vjeçari vret me thikë kunatin

nga Kaltrina Berila1 janar 2021

Një ngjarje e rëndë është shënuar orët e para të mëngjesit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ku një 34 vjeçar ka qëlluar për vdekje kunatin e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 maji” në Tiranë, pas një konflikti të çastit. Autori ka goditur me thikë në qafë kunatin, i cili ka ndërruar jetë në spital.

“Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital”, thotë policia.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →