Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Perisic te Barcelona?

nga Kaltrina Berila11 qershor 2025
​Perisic te Barcelona?

Trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick, po e konsideron Ivan Perisiç si një blerje të lirë për këtë verë, falë lidhjes së tyre të mëparshme te Bayern Munich. Kroati tashmë është 36 vjeç, por mund të sjellë eksperiencë në një grup të ri lojtarësh.

Vetë Perišiç, sipas ‘Mundo Deportivo’ thuhet se është i gatshëm të përfundojë karrierën e tij në La Liga, duke refuzuar oferta të tjera dhe duke preferuar Barcelonën .

Raportohet se ka pasur kontakte paraprake ndërmjet agjentëve të tij dhe drejtuesve të Barçës. Barça është në kërkim të mbështetjes për Yamal dhe Raphinha, dhe Perišiç mund të sjellë versatilitet – si ëing, back, apo edhe si alternativë false 9

Shanset janë reale që Ivan Perišić të vijë në Barcelonë këtë verë, si një blerje strategjike për portofolin dhe përvojën që sjell.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →