Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Përjashtohet mundësia e rikthimit të Lukakut te Interi

nga Venera Grabanica14 mars 2022

Një burim i afërt me Romelu Lukakun ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi shokues në Inter nga Chelsea gjatë verës.
Një raport i fundit nga La Gazzetta dello Sport detajoi se si Lukaku dyshohet se ishte i dëshpëruar për një kthim në Milano, duke sugjeruar se ai mendonte se lëvizja te Chelsea kishte qenë një gabim dhe se ai ishte i gatshëm të përgjysmonte pagën e tij në mënyrë që të kthehej te Inter.
I kontraktuar me Blutë deri në vitin 2026, ish-lojtari i Manchester United dhe Everton mori një dush të ftoht në janar pasi doli një intervistë me Sky Sports Italia ku u komentua për dashurinë e tij për Nerazzurrët, duke mërzitur të dy grupet e mbështetësve.
Belgu vështirë se mund të rikthehet te Interi në këtë verë, mirëpo pritet të shikohet edhe nga e ardhmja e klubit londinez, pas sanksioneve që i ka./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →