Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përkundër kërkesës së Bordit të Komunave Bulliqi dhe disa kryetarë marrin pjesë në takim me Kurtin

nga Venera Grabanica31 gusht 2021

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës u ka bërë thirrje kryetarëve që të mos marrin pjesë në takim me Kyreminsitrin Albin Kurtin, megjithatë kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi ishte i pranishëm në këtë takim, dhe sipas tij, kanë marrë pjesë edhe disa përfaqësues tjerë të komunave. Portali rtv21.tv ka kontaktuar zëdhënsin e Qeverisë, Përparim Kryeziun për të marrë informata rreth këtij takimi megjitahtë ai veç e ka konfirmuar se takimi është mbajtur, por nuk është përgjigjur se sa krytetarë të komunave kanë qenë preznet në takim.
Bulliqi para medieve tregoi se në këtë takim me Kurtin e Vitinë është diskutuar rreth gjendjes me pandeminë dhe masat e ndërmarra anti-Covid.
“Unë sa veta kanë qenë në takim, nuk e di. Ishte ai numër që ishte aty. Me të thënë të drejtën nuk i numërova. Nuk e dijmë arsyen pse. Por unë mendoj që kjo situatë në të cilën ndodhemi nuk ka vend për politikë, për politizime. Është koha që t’iu rrekemi punëve dhe t’i kryejmë detyrat tona që tu dalim në ndihmë qytetarëve për shkak gjendjes që është krijuar[…] Ishte nënkryetari i Ferizajt, zotëri Gjini mu duk që ishte online i kyçur në takim. Dhe të tjerët nuk e di kush ishin”, është shprehur ai.
Bulliqi ka pohuar se nuk janë në gjendje të mirë, meqë janë të infektuar edhe personeli shëndetësor, por që shtoi se beson që me rritjen e personelit shëndetësor do të menaxhohet më mirë situata e krijuar në vend nga koronavirusi.
Ai foli edhe për atë se nëse do të bëjnë fushatë zgjedhore duke organizuar tubime. “Ne do të respektojmë masat të cilat janë nga ana e qeverisë. Sepse jemi të thirrur që të respektojmë masat. Për shkak se serioziteti nga kjo pandemi dhe nga ky virus është tepër më i lartë se sa me virusin që ishte[…]nuk e di, ne do të respektojmë të gjitha masat që vijnë nga qeveria dje besoj që edhe qytetarët do ta bëjnë këtë sepse situata është serioze dhe nuk guxojmë të nënçmojmë situatën”, ka deklaruar Bulliqi.
Ndryshe, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës u ka bërë thirrje kryetarëve që të mos marrin pjesë në këtë takim. Kjo pasi që sipas tyre ata janë përjashtuar nga komiteti anti-Covid. /21Media 

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →