Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

nga Venera Grabanica3 mars 2025
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Ministria e Arsimit ka njofruar se i ka dërguar ftesë Kryeministrit Albin Kurtit do të shkojë nesër në Gjilan për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje të re.

Sipas këtij njoftimi, shefi i Qeverisë, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të jenë në këtë ngjarje në orën 10:00.

“Vendosja e gurëthemelit bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në agjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Pikërisht të martën në 10:00, Kurti është urdhëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që të paraqitet në Prokurorinë Speciale për ta dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit, në rastin e dyshimeve për keqpërdorimet me rezervat shtetërore.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →