Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përleshja në një lokal në Gjakovë, ngrihet aktakuzë ndaj të pandehurit për dy vepra penale

nga Gentrita Xhemajli26 qershor 2025
Përleshja në një lokal në Gjakovë, ngrihet aktakuzë ndaj të pandehurit për dy vepra penale

Prokuroria Themelore në Gjakovë njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.P., për veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas Prokurorisë, më 11 prill të këtij viti, në Gjakovë, ka tentuar ta vrasë të dëmtuarin PN., si dhe ia ka rrezikuar jetën A.N..

“Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku vëllezërit A.N. dhe E.N., pas një mosmarrëveshje me të pandehurit S.P. dhe P.N., i pandehuri nxjerr armën dhe gjuan tri herë në drejtim të të dëmtuarve. Lëndime të rënda në këmbë pëson i dëmtuari P.N., e A.N., shpëton pa plagë. I pandehuri më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me armë në dorë.

“Arma më të cilën është kryer vepra penale është beretta-italiane, e kalibrit prej 9 milimetra. Atij i janë gjetur edhe disa revole të tjera gjatë bastisjes.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë”, thuhet në komunikatë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →