Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përleshje mes disa personave në Emshir tre të lënduar e gjashtë të arrestuar

nga B G5 shtator 2024
Përleshje mes disa personave në Emshir tre të lënduar e gjashtë të arrestuar

Tre persona janë lënduar në një përleshje sot rreth orës 21: 00 në lagjen Emshir në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti njoftoi se lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë personat e përfshirë.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.

Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →