RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përleshje në parkingun e një diskoteke në Graçanicë, arrestohen katër persona

nga Kaltrina Berila2 shtator 2024
Përleshje në parkingun e një diskoteke në Graçanicë, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se për një përleshje fizike që ka ndodhur mes tetë personave në parkingun e një diskoteke në Graçanicë.

“Raportohet se në parkingun e një diskoteke janë përleshur fizikisht tetë të dyshuar meshkuj kosovarë. Si pasojë e rrahjes, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa njëri prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK”, njofton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, katër të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →