Përleshjet midis minatorëve informalë të arit në një pjesë të largët të Çadit verior kanë lënë rreth 100 të vdekur dhe 40 të plagosur.
Ajo që filloi si “një mosmarrëveshje e zakonshme midis dy individëve… degjeneroi”, tha ministri i Mbrojtjes, Daoud Yaya Brahim për agjencinë e lajmeve AFP.
Distrikti malor Kouri Bougoudi pranë kufirit me Libinë tërheq minatorët nga i gjithë Çadi dhe fqinjët e tij.
Përplasjet ndodhën javën e kaluar, por detajet po dalin tani, transmeton rtv21.tv.
Disa grupe kanë vendosur numrin e të vdekurve më të lartë se autoritetet dhe kanë fajësuar forcat e sigurisë për numrin e vdekjeve.
Një kontigjent i madh ushtarak ka rikthyer qetësinë në zonë, citohet të ketë thënë gjenerali Brahim nga AFP.
Ai shtoi se përleshjet ishin mes njerëzve nga Mauritania dhe Libia.
Por javën e kaluar, Mahamat Nour Ibedou, kreu i Komisionit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut të Çadit, tha se ushtarët që u dërguan për të ndërhyrë “qëlluan mbi njerëzit”.
Ai, dhe një lider i opozitës, thanë se numri i të vdekurve është 200, por autoritetet e mohojnë këtë dhe thonë se nuk janë përgjegjës, raporton AFP.
Të gjitha aktivitetet e nxjerrjes së arit në Kouri Bougoudi tani janë pezulluar./21Media









