Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Përmbytje në Gjermani, 6 të vdekur dhe 30 të zhdukur

nga Kaltrina Berila15 korrik 2021

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në rrethin Ahrweiler të Rhineland-Palatinate në Gjermani pas reshjeve të mëdha të shiut dhe përmbytjeve.
Sipas Policisë më shumë se 30 njerëz janë zhdukur pasi gjashtë shtëpi u shembën në pjesën perëndimor të Gjermanisë pas disa orësh shiu të rrëmbyeshëm. Rreth 25 ndërtesa të tjera në rajonin e Schuld ishin në rrezik pasi u fut uji brenda.
“Ka shumë vende ku janë vendosur brigadat e zjarrfikësve dhe punëtorët e shpëtimit. Ne nuk kemi ende një pamje shumë të saktë sepse masat e shpëtimit po vazhdojnë”, tha zëdhënësi.
Shirat e dendur goditën Gjermaninë perëndimore të mërkurën, duke shkaktuar dëme masive në pronë dhe duke shkaktuar evakuime masive. Disa autostrada u mbyllen./21Media


ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →