Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Përmbytje në Spanjë, shënohet një viktimë

nga Xh.D10 dhjetor 2021

Është shënuar viktima e parë si pasojë e lumenjëve që dolën nga shtrati në veri të Spanjës, pas reshjeve të mëdha të shiut, pasi vendin e goditi stuhia Barra.
Sipas autoriteteve, viktima ishte nga Sunbilla dhe vdiq si pasojë e një rrëshqitje të dheut, ku u rrëzua çatia e një ndërtese.
Pas një stuhie të ftohtë që shkaktoi rënie të temperaturave në të gjithë Spanjën, stuhia Barra ka sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe shkrirë borën dhe akullin në lartësi më të larta, duke bërë që lumenjtë të rriten me shpejtësi.
Shumë shtëpi, makina e rrugë u shkatërruan.
Një spital në Basque ndaloi punën si pasojë e përmbytjeve.

Më 23 janar 2020, u shënuan 11 viktima për shkak të stuhisë së dhunshme Gloria që goditi bregdetin lindor dhe jugor të Spanjës, duke sjellë me vete erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe borë të madhe./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →