🏛️ Politikë
Përparim Rama: Kohëra të mira për qytetarët e Prishtinës po vijnë
nga E.Bullaku14 nëntor 2021
Përparim Rama, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës votoi në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik në kryeqytet.
Pas procesit të votimit, Rama së bashku me bashkëshorten e tij u deklaruan për media.
Ai tha se po vijnë kohëra të mira për qytetarët e Prishtinës.
“Unë sapo votova në këtë ditë të nëntorit, në këtë ditë fantastike me diell, ditë e mrekullueshme, ditë e mirë për Prishtinën, kohërat e mira, të bukura për të gjithë qytetarët e Prishtinës po vijnë. Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë, të shfrytëzojnë këtë rast për transformimin e bukur te merituar të qytetit tonë për të gjithë”, tha Rama./21Media









