Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përparim Rama sot nderon aktivisten Natasha Kandiq me Çelësin e Qytetit

nga Gentrita Xhemajli27 prill 2025
Përparim Rama sot nderon aktivisten Natasha Kandiq me Çelësin e Qytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot do t’ia dhurojë Çelësin e Qytetit aktivistes së njohur për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kjo do të bëhet sot në orën 16:00 në objektin e vjetër të Komunës.

Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, është një aktiviste serbe që ka punuar shumë për të drejtat e njeriut dhe ka bërë punë të madhe e cila ka shërbyer edhe për ndjekjen penale të krimeve të luftës në Tribunalin Ndërkombëtar Kriminal të Hagës.

Në Serbi është figurë kontroverse për shkak të punës dhe qëndrimeve të saj për të dëshmuar krimet e luftës të kryera nga Serbia.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →