Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Përplasje në Komisionin për Shëndetësi, Haxhiu: Qeveria e ka varfëruar Kosovën

nga Venera Grabanica30 maj 2024
​Përplasje në Komisionin për Shëndetësi, Haxhiu: Qeveria e ka varfëruar Kosovën

Në Komisionin parlamentar për Shëndetësi pati diskutime mes pozitës dhe opozitës, ku kjo e fundit kritikoi qeverinë aktuale për rritjen e varfërisë në Kosovë. Anëtari i komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu u shpreh i zhgënjyer pas publikimit të listës së çmimeve të barnave, ngase sipas tij vërehet shtrenjtimi i tyre.

Haxhiu potencoi se rritja  të çmimit të barnave ndikon drejtpërdrejtë edhe në rritjen e varfërisë së qytetarëve.

Ndërkaq, lidhur me këtë është kundërpërgjigjur anëtari i këtij komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, për çka tha se qeveria aktuale në këto tri vite e gjysmë ka treguar se është shumë e interesuar për zvogëlimin e varfërisë.

Avdyli potencoi se qeveria me vendime e përkrahje direkte ka ndikuar në eliminimin e formave të varfërisë.

Në kuadër të Komisionit për Shëndetësi i cili u thirr për të vlerësuar përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nga Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare, diskutimi mes deputetëve pozitë dhe opozitë ka vazhduar.

Lidhur me atë se qeveria ka punuar në zvogëlimin e varfërisë, deputeti Haxhiu mohoi një gjë të tillë, për çka tha se politika e kësaj qeverie është që të varfërojnë qytetarët me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe produkteve.

Ndërkaq, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi eksperti, Fitim Mulolli i cili potencoi se Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare zë vend të rëndësishëm për realizimin e objektivave sepse, derisa shton se raporti i vlerësimit i përmbush rreth 11 targete.

Ai tha se janë 169 targete për t’u përmbushur në të gjitha fushat, derisa shtoi se qëllimi është që gradualisht deri në vitin 2030 të përmbushen sa më shumë këto objektiva.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →