Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Personat që shpërthyen bankomatin në Gjilan ishin me veturë me targa të Serbisë

nga Kaltrina Berila21 nëntor 2023
Personat që shpërthyen bankomatin në Gjilan ishin me veturë me targa të Serbisë

Disa persona të hënën në Gjilan e kanë shpërthyer një bankomat, megjithatë, nuk kanë arritur t’i marrin paratë.

Sipas dëshmitarëve, ata kanë pasur armë të gjata dhe targa të Serbisë.

“Nga persona të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata është sulmuar me mjet shpërthyes bankomati i bankës TEB në Gjilan. Sipas dëshmitarëve dy persona jashtë veturës kanë pasur në duar armë të gjata dhe në brendi të veturës ka pasur një apo dy persona tjerë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur me veturë me targa të Serbisë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Njësia e policisë për deminim ka dalë në vendngjarje dhe kanë marrë mostrat e dyshimta të eksplozivit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe njësia për deminim e policisë që kanë marrë mostrat e dyshimta të eksplozivit. Në prezencë të policisë, përfaqësuesit e bankës dhe të kompanisë së sigurimit të bankës kanë hapur bankomatin dhe të njëjtit na kanë deklaruar se mjetet që kanë qenë brenda në bankomat nuk është arritur të merren, por disa prej tyre janë të dëmtuara. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →