Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përurohet objekti i ri i Gjykatës në Gjakovë, Kurti: Shtyllë e rëndësishme e drejtësisë

nga Kaltrina Berila16 gusht 2024
Përurohet objekti i ri i Gjykatës në Gjakovë, Kurti: Shtyllë e rëndësishme e drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë prerë shiritin për përurimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Kurti pas përurimit të objektit të ri, ka thënë se kjo gjykatë do të jetë shtyllë e rëndësishme e drejtësisë jo vetëm në këtë qytet, por në tërë Kosovën.

Ai tha se Gjykata ka kushte të mira pune e pajisje moderne, ku secili nga 18 gjyqtarët ka zyrën e vet. Tutje, ai ka treguar se për këtë objekt janë investuar rreth dy milionë euro dhe se ndërtimi i tij ka filluar në 2015.

“Kjo gjykatë do ta paraqesë një shtyllë të rëndësishme të shtetit të drejtësisë. U mirëpritëm nga kryetari i cili na paraqiti hapësirat e reja të cilat janë të lidhura me ngrohjet qendrore dhe kanë klimatizim të mirë. Secili prej 18 gjyqtarëve e ka zyrën e vet të veçantë. Ndriçimi është i përshtatshëm për punë, pajisjet janë moderne dhe kushtet e mira”, tha Kurti.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →