Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përurohet shtatorja e heroit Hafir Shala

nga Egzona Mehmeti14 qershor 2021


Nën përkujdesjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe komunës së Drenasit, sot në orën 15:00 do të bëhet përurimi i shtatores së humanistit, mjekut dhe heroit të kombit, Hafir Shala.
Shtatorja është e vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e cila mban emrin e Hafir Shalës në Drenas.
Mjeku i UÇK-së Hafir Shala 23 vjet më parë është zhdukur në rrethana të panjohura dhe nga ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar në shkurt 2019, doktor Hafir Shalën me urdhrin “Hero i Kosovës”, për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë luftës së UÇK-së, duke u kujdesur si mjek për ushtarët dhe popullatën civile në zonat e luftës.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →