Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përurohet shtatorja e Shën Terezës në Panama

nga Kaltrina Berila5 maj 2022

Sot në Panama, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përuroi shtatoren e Shën Terezës, të punuar nga skulptori kosovar, Bashkim Beqiri, në një ceremoni të organizuar bashkë me ministren e Jashtme të Panamasë, Erika Mouynes dhe me kryepeshkopin e Panamasë, Jose Domingo Ulloa.
Osmani theksoi se ndihet e lumtur që Panamaja po e monumentalizon kujtesën për Shën Terezën.
“Kjo është edhe një mirënjohje për punën e saj, për vlerat e saj e për madhështinë e personalitetit të saj”, tha ajo.
Ndër të tjera, presidentja u shpreh se si bashkëkombës të saj jemi shumë krenarë me shëmbëlltyrën e Shën Terezës. Po kështu, shtoi ajo, i jemi mirënjohës popullit panamez për respektin e treguar me të gjitha nderet që mund t’i ofrohen një të shenjte./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →