Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Pesë gazetarë të Al Jazeera-s u vranë në sulmin izraelit në Gaza

nga B G11 gusht 2025
Pesë gazetarë të Al Jazeera-s u vranë në sulmin izraelit në Gaza

Pesë gazetarë të Al Jazeera-s, përfshirë reporterin e shquar Anas al-Sharif, janë vrarë në një sulm izraelit pranë Spitalit Al-Shifa të Qytetit të Gazës, njoftoi transmetuesi.

Al-Sharif dhe një korrespondent tjetër, Mohammed Qreiqeh, së bashku me kameramanët Ibrahim Zaher, Mohammed Noufal dhe Moamen Aliwa ishin në një tendë për gazetarët në portën kryesore të spitalit kur u godit, raportoi Al Jazeera .

“Vrasja e synuar” e të dielës ishte “një tjetër sulm i hapur dhe i paramenduar ndaj lirisë së shtypit”, thuhet në  deklaratë.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) konfirmuan se kishin shënjestruar Anas al-Sharif, duke pretenduar se ai kishte “shërbyer si kreu i një qelize terroriste në Hamas”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →