Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pesë komunat me daljen më të ulët në votime

nga Venera Grabanica9 shkurt 2025
Pesë komunat me daljen më të ulët në votime

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se deri në ora 15:00 kanë votuar 558 mijë e 246 qytetarë.

Sipas të dhënave të KQZ-së, dalja më e ulët e qytetarëve është në këto komuna:

Mitrovicë e Veriut – 4.45%, ku nga 18 mijë e 781 qytetarë të regjistruar për të votuar, vetëm 836 prej tyre kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.

Graçanicë – 16.79%, me 22 mijë e 819 qytetarë të regjistruar, kanë votuar 3 mijë e 832 prej tyre.

Dragash –  17.34%, nga 40 mijë e 263 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 6 mijë e 980 deri tani.

Istog – 18.30%, me 50 mijë e 276 qytetarë të regjistuar për të votuar, kanë votuar deri në ora 15:00 vetëm 9 mijë e 199 prej tyre.

Rahovec – 20.12%, nga 58 mijë e 338 mijë qytetarë të regjistruar, kanë votuar 11 mijë e 738 prej tyre.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →