Pritja për të dalë nga Kosova nga pikëkalimi kufitar në Merdar po zgjat deri në pesë orë, kështu bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas të dhënave të përditësuara në mëngjesin e së martës, në Merdar pritja është nga 280 deri 300 minuta për të dalë.
Kolona ka edhe në pikat tjera kufitare. Në Mutivodë, për të dalë nga Kosova duhet pritur mbi dy orë, e në Dheun e Bardhë rreth një orë.
Në Jarinjë pritja për të dalë është 20-30 minuta, ndërsa në Muçibabë 10 deri 15 minuta.
Bëhet e ditur, se për të hyrë në Kosovë nuk ka shumë pritje./21Media










