Dy të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar
Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë bllokuar nga një ortek në provincën Van në Turqinë Lindorë.
“Shtatë persona u shpëtuan gjatë kontrollit. Fatkeqësisht, pesë të tjerë u gjetën të vdekur nën dëborë”, konfirmoi kryetari i Vanit, Mehmet Emin Bilmez.
Orteku ra në rrethin Bahcesaray dhe goditi një minibus që udhëtonte përgjatë autostradës Van-Bahcesaray, raporton AA, përcjell 21Media
Bilmez tha se të paktën dy persona mund të mbeten të bllokuar, kështu që përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë.
Rrethuar nga male kolosale, rrethi Bahcesaray shpesh përjeton kushte të vështira dimri./21Media









