Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Ferizaj

nga B G16 nëntor 2024
Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Ferizaj

Pesë persona janë lënduar në një aksident mes  tri veturave  në rrugën“Ahmet Kaçiku” në Ferizaj

Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Me datën 16.11.2024 rreth orës 18:15 në rrugën ” Ahmet Kaçiku” në Ferizaj në afërsi të nënkalimit ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor , ku janë përfshirë tri vetura. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në vetura , lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →