Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Pesë të vdekur nga gripi sezonal

nga Venera Grabanica30 janar 2019

Në Malin e Zi gjatë javës së kaluar pesë të vdekur nga gripi

Si pasojë e gripit, pesë persona kanë vdekur gjatë javës së kaluar në Malin e Zi. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë dyvjeçar.

Përveç një gruaje, për të cilën dihet se ishte e vaksinuar, të tjerët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit sezonal.

Shumica e pacientëve janë të moshës 20-64 vjeç, ndërsa numri i fëmijëve të sëmurë është vazhdimisht në rritje.

Ndërsa, pritet që epidemia do të kulmojë në javët e ardhshme, pas së cilës numri i pacientëve gradualisht do të zvogëlohet.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →