Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pesë vjet nga marrëveshja e Washingtonit, ”Kosova ka humbur politikisht dhe ekonomikisht”

nga Venera Grabanica5 shtator 2025
Pesë vjet nga marrëveshja e Washingtonit, ”Kosova ka humbur politikisht dhe ekonomikisht”

Hoti fajëson Qeverinë Kurtin për neglizhencë të marrëveshjesMarrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në praninë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, më 4 shtator të 2020-tës, nuk ka gjetur zbatim të plotë as pas pesë vitesh, me një numër të pakët të pikave të zbatuara, ndër të cilat ishte njohja nga Izraeli.

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, nënshkrues i kësaj marrëveshjeje, ka fajësuar qeverinë aktuale për neglizhencë të marrëveshjes. Sipas tij, me moszbatim të kësaj marrëveshje Kosova humbi mundësinë për fuqizimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe vendosjen e saj në qendër të zhvillimeve ekonomike në rajon përmes projekteve madhore infrastrukturore.

“Marrëveshja e Uashingtonit, mundësi e humbur. Po të zbatoheshin projektet e mëdha infrastrukturore të përfshira në këtë marrëveshje, Kosova sot do të merrte rolin e saj si nyje rrugore, hekurudhore dhe energjetike (përmes gazit) në rajon dhe përtej, me Fushë-Kosovën si port i thatë tregtar që do të lidhte portet e Durrësit dhe të Selanikut, për të vazhduar në veri për Evropën Qendrore. Në aspektin politik, marrëveshja solli njohjen nga Izraeli, duke e thyer bllokadën disa-vjeçare të mungesës së njohjeve dhe duke e avancuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Për fatin e keq të Kosovës dhe të secilit qytetar, marrëveshja u neglizhua nga institucionet e Kosovës të dala nga zgjedhjet e vitit 2021. Kur u nënshkrua kjo marrëveshje, u kritikua ashpër nga opozita e atëhershme. Sot, pas pesë vitesh, të gjithë pa përjashtim janë të bindur për rëndësinë e saj strategjike, përfshirë ata që e cilësonin si tradhti kombëtare”, deklaroi Hoti.

Lidhur me akuzat e Hotit, qeveria në detyrë nuk ktheu ndonjë përgjigje.

Me gjithë kundërshtimet e mëparshme, kryeministri tanimë në detyrë Kurti, në janar të këtij viti kishte deklaruar se marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur gjatë administratës Trump ishte për të promovuar stabilitetin.

Derisa presidentja Osmani e cila deklaronte se një pikë e Marrëveshjes së Uashingtonit e kishte cenuar rendin kushtetues të Kosovës dhe se u dëmtuan interesat strategjike, në korrik të këtij vitit tha se marrëveshja është zbatuar nga institucionet e Kosovës.

Ish-ambasadorja Alma Lama thotë se marrëveshja e Uashingtonit mund të riaktualizohet dhe pika të caktuara të saj mund të zbatohen me një qeveri të ardhshme.

Ish-diplomati, Blerim Canaj ndërkaq thotë se me moszbatim të marrëveshjes së Uashingtonit Kosova ka humbur politikisht dhe ekonomikisht.

Një ndër pikat e pakta të marrëveshjes së Uashingtonit që ishte zbatuar nga Kosova ishte respektimi i një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Marrëveshja obligoi edhe Serbinë, që të pezullojë iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës pike kjo e cila nuk ishte zbatuar asnjëherë nga Serbia.

Ndër pika të marrëveshjes së Uashingtonit ishin edhe zbatimi i marrëveshjes për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt 2020, përdorimi i përbashkët i Liqenit të Ujmanit si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë, e të tjera./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →