Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Petkoviq: Kosova s’e ka ndërmend ta lejojë formimin e Asociacionit

nga Kaltrina Berila30 mars 2023
Petkoviq: Kosova s’e ka ndërmend ta lejojë formimin e Asociacionit

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kosova nuk ka ndërmend të lejojë asnjëherë formimin e një Asociacioni të komunave serbe.

Siç thotë ai, “Prishtina fshihet pas Gjykatës Kushtetuese” dhe se sipas Petkoviqit “kjo është një taktikë e qartë për të mashtruar sërish Brukselin”.

Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së ministrit të Kulturës Hajrullah Çeku, i cili tha të mërkurën se nëse themelohet Asociacioni është i destinuar që të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe bie prapë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →