Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Petkoviq pas takimit në Bruksel: Kurti nuk dëshiron ta formojë Asociacionin

nga Kaltrina Berila27 shkurt 2024
Petkoviq pas takimit në Bruksel: Kurti nuk dëshiron ta formojë Asociacionin

Në Bruksel është mbajtur raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ftesë të të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Temë e dialogut ishte dinari.

Petar Petkoviq, kryenegociator i Serbisë në dialogun me Kosovën, ka thënë pas takimeve të së martës në Bruksel për çështjen e dinarit në Kosovë, se kryeministri i Kosovës “Albin Kurti synon t’i shuajë institucionet që duhet të jenë themel i Asociacionit të komunave me shumicë serbë”.

“Nëse Kurti ndalon transportin e dinarëve dhe pengon funksionimin e Kursimeve Postare, lind pyetja se si do t’i tërheqin njerëzit paratë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të gjejmë një zgjidhje që është e qëndrueshme dhe nuk do të kërcënojë mbijetesën e serbëve të Kosovës. Gjithçka që bën Kurti tregon qartë se ai nuk dëshiron të formojë Asociacionin”, tha Petkoviq./21Media 

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →