Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se atij nuk i është lejuar të hyjë në Kosovë as të mërkurën.
Ai në një prononvim për mediat serbe ka hedhur akuza në drejtim të të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Prandaj BE-ja duhet të mendojë mirë herën tjetër kur të dëgjojë justifikimet e ndryshme të Albin Kurtit, sepse pas tyre fshihet vetëm urrejtja ndaj popullit serb, urrejtja ndaj presidentit Aleksandër Vuçiq dhe gjithçka që po bën Serbia në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, tha ai për mediat serbe./21Media









