Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Petkoviq: Vuçiq nuk ka pranuar asgjë nga marrëveshja e Ohrit

nga Kaltrina Berila18 prill 2023
Petkoviq: Vuçiq nuk ka pranuar asgjë nga marrëveshja e Ohrit

Kryenegociatori serb për dialog me Kosovën, Petar Petkoviq, pretendon se lideri i partisë opozitare serbe “Dveri”, Boshko Obradoviq “po mashtron opinionin se zbatimi i marrëveshjes franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar” pasi, sipas fjalëve të tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk ka nënshkruar dhe “nuk është pajtuar për asgjë”.

Petkoviq i është përgjigjur në “Twitter” Obradoviqit, i cili kishte reaguar ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, në të cilën ai kishte thënë se nuk ka ndërmend të shkojë në Strasburg të martën, me rastin e 20 vjetorit të pranimit të Serbisë në Këshilli i Evropës, nëse Kosova pranohet në këtë institucion një ditë më vonë, transmeton Paparaci.

“Ky është fillimi i zbatimit të pikës së katërt të marrëveshjes franko-gjermane për Kosovën, me të cilën Vuçiq u zotua se Serbia nuk do ta kundërshtojë më anëtarësimin e “shtetit të rremë të Kosovës” në organizatat ndërkombëtare. Detyra e ministrit të jashtëm është pikërisht e kundërta: që kudo ta kundërshtojë këtë në mënyrë aktive!”, ka shkruar Obradoviq në Twitter.

Petkoviq u përgjigj se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të vitit të kaluar dhe se qysh atëherë ajo e kishte shumicën.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →