Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Pezullimi i operimeve në Spitalin e Gjakovës, reagon ShSKUK

nga B.K20 korrik 2023
​Pezullimi i operimeve në Spitalin e Gjakovës, reagon ShSKUK

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka deklaruar se është duke analizuar situatën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë.

ShSKUK ka thënë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, konform kompetencave ligjore që ka, për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët e rajonit të Gjakovës.

Spitali “Isa Grezda” ka marrë vendim të ndërpresë punën në sallat e operacioneve, përveç rasteve urgjente.

Sipas tyre, vendimi është marrë për shkak të periudhës së pushimeve si dhe mungesës anesteziologëve.

Përmes reagimit, ShSKUK ka dënuar veprimin e të punësuarve të këtij spitali, të cilët një ditë më parë penguan punën e gazetarëve.

Sipas ShSKUK-së, së shpejti do të bëhen publik hapat që do të ndërmerren në Spitalin e Gjakovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →