Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pezullohet greva në Aeroportin e Prishtinës

nga Kaltrina Berila15 shkurt 2019

Pezullohet greva, por paralajmrohet të rifillojë pas një jave

Greva e kontrollerëve të trafikut ajror është pezulluar sot. Ky pezullim është bërë pas kërkesave të shumta të bashkatdhetarëve dhe për shkak se ekzistojnë disa sinjale për arritjen e një marrëveshjeje.

Kryetari i sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajror, Artan Hasani tha se kjo grevë do të vazhdojë javën e ardhshme më 22 shkurt. “Urojmë që të mos vijë deri të aktivizimi i saj dhe kjo periudhë kohore do të shfrytëzohet për adresimin e kërkesave të kontrollerëve”, thuhet në deklaratën e Hasanit.

Shoqata Sindikale e Kontrollerëve të Trafikut Ajror, e fillojë grevën një orëshe më 13 shkurt, ndërsa dje u mbajt grevë nga ora 08:00 deri në orën 12:00 për shkak të pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në ligjin për pagat.

Kërkesa e vetme e tyre ka qenë dhe është që të respektohet autonomia në mbledhjen dhe shfrytëzimit të hyrave siç parashihet edhe në marrëveshjen e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit-HPEA./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →