Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Pheniani kërkon ekstradimin e kreut të shërbimeve sekrete

nga Egzona Mehmeti12 maj 2017

Për vrasjen e gjysmëvëllaut të Kim Jong-Unit kërkuar e ekstradimin e kreut të shërbimeve sekrete të Seulit

Koreja e Veriut kërkoi ekstradimin e kreut të shërbimeve sekrete koreano-jugore, të disa agjentëve të CIA-s dhe të një biznesmeni kinez, me akuzën për orkestrimin e një komploti për vrasjen e liderit koreano-verior Kim Jong-Un.

Javën e fundit, Ministria e rëndësishme koreano-veriore e Sigurisë së Shtetit konfirmoi parandalimin e një komploti për të vrarë numrin një koreano-verior me ndihmën e një arme biokimike.

Koreja e Veriut drejtoi këto akuza në një moment me tensione të forta mbi gadishull për shkak të programeve bërthamore dhe balistike koreano-veriore.

Washingtoni është gjithashtu duke studiuar mundësinë për të përfshirë Korenë e Veriut në listën e shteteve që mbështesin ”terrorizmin’.

Disa javë më parë, gjysmëvëllai i liderit koreano-verior, Kim Jong-Nam u vra në Kuala Lumpur me VX, nga një agjent toksik i fuqishëm. Koreja e Jugut akuzoi për këtë krim regjimin e Pjong-jangut.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →