Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Pjesa më e madhe e Marsit në Tokë shitet si meteor për 5.3 milionë dollarë në ankand në New York

nga Venera Grabanica16 korrik 2025
Pjesa më e madhe e Marsit në Tokë shitet si meteor për 5.3 milionë dollarë në ankand në New York

Pjesa më e madhe e Marsit e gjetur ndonjëherë në Tokë u shit për pak më shumë se 5 milionë dollarë në një ankand të objekteve të rralla gjeologjike dhe arkeologjike në New York të mërkurën, ndërsa një skelet dinosauri i ri u shit për më shumë se 30 milionë dollarë

Një ankand i veçantë në New York, i mbajtur nga shtëpia e famshme e ankandeve Sotheby’s, ka sjellë dy shitje me çmime rekord.

Meteoriti marsian i Saharasë

Meteoriti, i njohur si NWA 16788, peshon rreth 25 kg dhe konsiderohet si copa më e madhe e Marsit që ekziston në Tokë. Shkëmbi u zbulua në shkretëtirën e Saharasë në nëntor 2023, pasi udhëtoi 225 milionë kilometra drejt Tokës, pas një goditjeje masive asteroidi në Mars. Çmimi i tij fillestar ishte vlerësuar 2-4 milionë dollarë, por me tarifa dhe kosto të ndryshme, u shit për 5.3 milionë dollarë.

Sipas ekspertëve të Sotheby’s, meteoriti është rreth 70% më i madh se pjesa e dytë më e madhe e Marsit e gjetur ndonjëherë. Rrallësia e tij theksohet nga fakti se vetëm 400 meteoritë marsianë janë zbuluar mes më shumë se 77,000 meteoritëve të njohur zyrtarisht në Tokë.

Skeleti i dinosaurusit Ceratosaurus

Skeleti i rrallë, i një dinosauri të ri të llojit Ceratosaurus nasicornis, u shit për një çmim përfundimtar prej 30.5 milionë dollarësh. Me moshë rreth 150 milionë vjet, nga Periudha e Jurasikut të Vonë, skeleti u zbulua në Wyoming, SHBA, në vitin 1996. Ai është rreth 2 metra i lartë dhe gati 3 metra i gjatë.

Skeleti u ribashkua me kujdes nga gati 140 kocka fosile origjinale dhe disa materiale të skalitura. Ky dinosaur ishte i ngjashëm me Tyrannosaurus Rex, por me një trup më të vogël.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →