RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për operacione nate

nga B G7 prill 2023
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për operacione nate

Kompania 1A e Regjimentit të parë të Forcave Tokësore, ka realizuar trajnimin “Patrullat Luftarake gjatë natës”., njofton ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai bëri të ditur se në kuadër të trajnimit janë realizuar ushtrime për Detyrat Kyçe Kolektive të njësisë në kushte të natës.

“Gjatë kësaj kohe janë realizuar patrullime të kombinuara në terrene të ndryshme, operimi në zona urbane, dhe janë realizuar gjuajtje reale.Qëllimi i trajnimit ka qenë ngritja e aftësive operacionale të njësisë për të operuar dhe vepruar në kushte nate.”, shkroi Mehaj në Facebook./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →