Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pjetër Shala edhe sot para Dhomave të Specializuara

nga R27 qershor 2023
Pjetër Shala edhe sot para Dhomave të Specializuara

Gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, do të vazhdojë edhe sot, nga ora 9:30.

Gjykata Speciale në Hagë e akuzon Shalën për “Krimet që u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Të hënën ka filluar dëshminë dëshmitar i i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Marek Gasior, në cilësinë e ekspertit mjekoligjor nga Polonia. Ky ka dëshmuar pa masa mbrojtëse derisa është intervistuar nga prokurorja Gaia Pergolo. Ai ka thënë se si ekspert i mjekësisë ligjore në Kosovë, nga viti 2000 deri në vitin 2008, ka punuar në kuadër të misionit të OKB-së, ndërsa më pas për katër vjet ka punuar me Bashkimin Evropian. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →