Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Plagosi me armë zjarri një qen, arrestohet gjakovari

nga Venera Grabanica6 dhjetor 2021
Policia në Gjakovë ka arrestuar një person i cili e ka gjuajtur me armë zjarri një qen. Si pasojë e rastit qeni kishte marr plagë në këmbë dhe është dërguar te veterineri.
Nga i dyshuari Policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me 19 fishekë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak të dyshimit se para dyerve të shtëpisë së tij  kishte gjuajt me armë zjarri në drejtim të një qeni pronë e viktimës mashkull kosovar. Si pasoj e rastit qeni i viktimës kishte marr plagë në këmbë dhe viktima e kishte dërguar te veterineri. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, nga i dyshuari ka sekuestruar një pushkë gjuetie me 19 fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30./21Media 
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →