Një person nga fshati Hoqë në Prizren sot është plagosur me armë zjarri.
Sipas Policisë viktima është plagosur në këmbë dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Pas marrjes se kësaj informate menjëherë njësitet policore kanë dal ne vendin e ngjarjes, po ashtu ne atë drejtim kishte shkuar edhe ekipi i urgjencës. Ku viktimës i është dhen ndihma mjekësorë dhe sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë, i njëjti është i lënduar (plagosur) ne këmbën e majte. Pas marrjes se ndihmës mjekësorë viktima lirohet për ne shtëpi”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar një 21 vjeçar i dyshuar për plagosjen e viktimës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se ka plagosur viktimën.
“Lidhur me rastin hetuesit policor kanë dalë në vend të ngjarjes dhe i kanë ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore. Vendi i ngjarjes është proceduar nga hetuesit e Forenzikës. Gjatë procedimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale; dy gëzhoja të pistoletës dhe një kaçavidë”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, pas intervistës me vendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar./21Media








