🇽🇰 Kosova
”Po e shkelni Kushtetutën. Mos lejoni ju lutem”, Deharit i reagon Sala Jashari
nga Venera Grabanica3 korrik 2025
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari ka kërkuar nga Avni Dehari, që të kthehet ne rendin e ditës dhe të mos e shkel Kushtetutën e Kosovës
“Pse po e shkelni Kushtetutën. Mos lejoni ju lutem”, ka deklaruar Jashari.
Deharit i reagoi në mënyrë të ashpër edhe deputeti i LDK-se Alban Zogaj.
Ai me një ton më të ashpër iu drejtua kryesuesit Avni Dehari.
‘’Mos e shkelni kushtetutën kthehuni në rendin e ditës’’, tha Zogaj. Pas këtyre fjalëve Dehari kërkoi që atij ti ndalej mikrofoni.











