Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

“Po luajnë me zjarrin”, Kina paralamëron ShBA-të

nga Egzona Mehmeti24 maj 2022

Kina paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara “po luajnë me zjarrin” pasi presidenti Joe Biden tha se Washingtoni do të mbronte Tajvanin ushtarakisht nëse ishulli i vetëqeverisur sulmohet nga Pekini.
Zyra e Çështjeve të Tajvanit në Këshillin e Shtetit Kinez tha të hënën se SHBA “po përdor ‘kartën e Tajvanit’ për të frenuar Kinën dhe vetë do të digjet”.
Gazeta shtetërore Xinhua citoi zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme, Zhu Fenglian të ketë thënë se ajo i kërkon SHBA-së të “ndalojë çdo vërejtje apo veprim që shkel” parimet e vendosura më parë midis Pekinit dhe Washingtonit.
Duke folur nga Tokio gjatë një udhëtimi në Azi, Biden ishte përgjigjur me një “po” të paqartë kur u pyet nga gazetarët nëse SHBA do të “përfshihej ushtarakisht” për të mbrojtur Tajvanin nëse sulmohet nga Kina.
I shtyrë më tej për ndryshimin e dukshëm në politikën amerikane, Biden tha: “Ky është angazhimi që kemi marrë”.
Pekini ende pretendon Tajvanin, emri zyrtar i të cilit është Republika e Kinës, si një provincë dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkimit të dy palëve me forcë, shkruan Al Jazeera.
Pavarësisht se nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, SHBA e përshkruan ishullin si një “partner”. Ajo gjithashtu shet armë në Tajvan dhe ka marrëdhënie të forta tregtare me ishullin./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →