Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Po shkonin për të shuar zjarret, 6 ushtarë lëndohen pas një aksidenti në Shqipëri

nga Kaltrina Berila3 shtator 2024
Po shkonin për të shuar zjarret, 6 ushtarë lëndohen pas një aksidenti në Shqipëri

Gjashtë ushtarë të repartit të Vaut të Dejës kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, shumë pranë Dajçit.

Mjeti me të cilin udhëtonin ushtarakët, i cili drejtohej nga shtetasi B.N. është përplasur me autobotin e drejtuar nga N.P.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë ushtarakë që ndodheshin në mjetin e ushtrisë dhe që po udhëtonin drejt Mirditës, në një mision për shuarjen e flakëve që kanë rënë në disa fshatra të kësaj zone.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →