Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Podgorica proteston kundër dëbimit të deputetit të saj nga Rusia

nga RTV2129 maj 2017

Mali i Zi protestoi sot ndaj Moskës kundër dëbimit nga Rusia të një deputeti që mbështet anëtarësimin e vendit të tij në NATO

Në një notë proteste dërguar ambasadorit rus nga Ministria e Punëve të Jashtme, Podgorica u shpreh e indinjuar nga sjellja e papërshtatshme e autoriteteve ruse në momentin e ndalimit të pajustifikuar të deputetit Miodrag Vukoviç.

Pas kthimit në Malin e Zi, Miodrag Vukoviç ka treguar se është ndalur në aeroportin ”Domodedovo” të Moskë dhe është dëbuar sot në mëngjes pa shpjegime.

Ai konfirmoi se bënte pjesë në një listë të shtetasve malazezë që nuk janë të mirëpritur në Rusi dhe e denoncoi si një vendim politik.

Moska ka dënuar anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën Atlantike, që do të jetë efektiv nga 5 qershori.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →