Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Polici amerikan vret bashkëshorten shqiptare dhe dy fëmijët

nga B G3 janar 2024
​Polici amerikan vret bashkëshorten shqiptare dhe dy fëmijët

Polici amerikan, Watson Morgan, e ka vrarë bashkëshorten e tij shqiptare, Ornelën, dy fëmijët e tyre dhe më pas edhe veten.

Trupat e tyre u gjetën në shtëpinë e tyre në Clarkstown, dhjetëra kilometra larg Manhattani, pasi që Morgani nuk ishte lajmëruar në punë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

“Në këtë fazë hetimesh, besohet që Watsoni ka vrarë gruan dhe dy fëmijët e tij, para se ta vriste veten me revole”, ka thënë departamenti policor i Clarkstoënit në një komunikatë.

Një fqinj i tyre kishte thënë për The New York Post që familja dukej “përkryeshëm amerikane” dhe që “kurrë në një milionë vjet nuk do ta prisja që ai të bënte diçka të tillë”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →