Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia arreston katër persona në Vushtrri

nga Venera Grabanica17 korrik 2025
Policia arreston katër persona në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të cilët dyshohen për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në Vushtrri.

Policia ka thënë se ka siguruar prova se të njëjtit janë përfshirë në tri raste të vjedhjeve në lokacione të ndryshme, teksa cak kanë qenë materiale ndërtimore, mjete të amvisërisë, një telefon dhe gjësende tjera.

“Disa nga sendet e vjedhura si telefoni  gjetur  i janë kthyer pronarit legjitim”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit kompetent, njërit nga të dyshuarit madhor i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa tre të tjerët të moshës së mitur janë liruar në procedurë të rregullt.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →